Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja në lidhje me këngëtaren e famshme kolumbiane dhe ish-partneren e Pique, Shakira.
Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milion euro gjobë për evazion fiskal, shkruan Reuters.
Këtë javë, ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë./albeu.com