Këngëtarja Fifi ka treguar në “A Live Night” dobësinë që ka për prindërit, të cilëve u dedikon çdo arritje në jetën e saj.
Artistja është shprehur se prindërit e saj kanë bërë gjithçka që këngëtares të mos i mungonte asgjë, madje kanë shitur edhe florinjtë që Fifi të arrinte gjërat që sot ka.
Fifi: Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogëls. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy.