Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e saj, Kryemadhi i kërkoi falje Ilir Metës që lanë mandatet e deputetëve në vitin 2019.
Më tej, ka kërkuar numërimin e çdo vote për kandidatët në zonën e Korçës, Beratit dhe në Berat pasi sipas saj votat janë vjedhur.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit
E vuri Shqipërinë në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, i la hapësirë bandave krimit, oligarkëve dhe medieve të kapura nga oligarkët për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
Ne mbetemi të palëkundur në të gjithë këtë proces.
LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe, do të jetë në cdo shtëpi, do të vazhdojë çdo denoncim për votat e blera.
Ju bëj thirrje të gjithë numëruesve, që të jenë vigjilentë, sepse në Durrës, ku Edi Rama mori mandatin e Elona Gurit për 149 vota, kanë dali mbi 10 mijë vota të pavlefshme që janë numëruar për PS.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qarkun e Fierit dhe të Beratit.