Vjen goditja e parë në drejtësi, reagon ambasadorja amerikane

Pak më parë,  SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), të shkarkuar nga Vettingu.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonw, Yuri Kim e cila shprehet se reforma nuk do të jetë e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara hap pas hapi.

Reagimi i ambasadores

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë pasurinë e tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.


Shtuar 28.04.2021 11:46

Tags: ,