Pendohet Kryemadhi, i kërkon falje Metës që la mandatet në 2019-tën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e saj, Kryemadhi i kërkoi falje Ilir Metës që lanë mandatet e deputetëve në vitin 2019.

Më tej, ka kërkuar numërimin e çdo vote për kandidatët në zonën e Korçës, Beratit dhe në Berat pasi sipas saj votat janë vjedhur.

“Makineria mediatike kundër LSI, politike mediatike oligarke që nuk u tërhoqe në asnjë moment prej dy vitesh, që në momentin kur LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia  e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale që dashje padashje i dhamë të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe bandave të drogës. Shqetësimi i presidentit ishte i drejtë për këtë situatë  dhe në emër të LSI dhe timin i kërkojmë falje”, tha Kryemadhi.

Shtuar 28.04.2021 11:04