Mori 3 mijë euro nga qytetari për ti legalizuar hotelin në Sarandë, burg për shoferin sekser të ish-Krimeve të Rënda

GjKKO lë në burg Hamza Tolen, ish shoferin e ish prokurorisë për Krime të Rënda, e ish shoferin e Ministrise Drejtesise.

Arrestimi i Tolës është kryer mbrëmjen e 15 korrikut nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

Tola mbahej si sekser në ministrinë e Drejtësisë, ndërsa më parë ai kishte punuar dhe si shofer pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda./albeu.com