Çelsi bën veprimin qesharak, shikoni autogolin e çuditshëm të “Bluve” në miqësoren e fundit (VIDEO)

Çelsi po vazhdon fazën përgatitore, me “Blutë” që ditën e djeshme zhvilluan një miqësore me skuadrën meksikane Klub Amerika, në të cilën londinezët u bënë protagonist me një autogol qesharak.

Gjithçka nisi nga mbrojtësi anglez, Risi Xhejms i cili tentoi një pasim pas te portieri i cili nuk ishte i përqendruar dhe nuk e ndali dot topin i cili përfundoi në rrjet.

Episodi u bë viral në rrjetet sociale, por nuk ndikoi në fatet e sfidës të cilën Çelsi e fitoi me rezultatin 1-2./albeu.com


Shtuar 17.07.2022 11:22