Dalin pamjet, momenti kur autori përgatitet të qëllojë ish-kryeministrin e Japonisë (VIDEO)

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u vra sot nga pas, teksa mbante një fjalim elektoral. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet autori i veshur me maskë dhe që mban një çantë për mesi. Pak më tutje, është në këmbë Shinzo Abe, i cili mban mikrofon në dorë, ndërsa publiku e duartroket.

Autori shikon dhe kërkon mundësinë e duhur për të tërhequr këmbëzën.

 

Për gjashtë orë, 20 mjekë u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen për të shpëtuar ish-kryeministrin japonez, por nuk ia dolën. Në orën 15:03 me orën lokale u njoftua për vdekjen e tij.

Sulmi vrastar i  Shinzo Abe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ka tronditur një vend ku dhuna politike është e rrallë dhe kontrolli i armëve është i rreptë.

Personi i armatosur hapi zjarr ndaj Abe, ka përdorur një armë të bërë vetë. Kjo është vrasja parë e një ish-kryeministri në Japoni që nga vitet 1930./albeu.com