Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku ishte përcaktuar një seancë dëgjimore me ministren Olta Xhaçka, por kjo e fundit nuk ishte e pranishme, duke lënë avokatin e saj.
Në këtë seancë do të shqyrtohej edhe kërkesa e selisë blu për heqjen e mandatit të Xhaçakës, pasi bashkëshorti i saj ka përfituar 8 mijë katrorë tokë në bregdetin e Jugut, duke u konsideruar si investitor strategjik nga qeveria.
Bardhi ndërkohë deklaroi se seanca e sotme u kthye në seancë leximi, pasi ministrja Xhaçka u fsheh pas avoaktit të saj duke mos denjuar t’i japë përgjigje shqiptarëve për çështjen.
Fjala e Bardhit:
“Ka miratuar së bashku me Edi Ramën, dhënien e statusi të investitorit strategjik, bashkëshorti të saj Artan Gaçi,. Keni parë me fakte sesi vija bregdetare i është për të ushtruar veprimtari përfituese familjes së Olta Xhaçkës. Kjo është në kundërshtim të ligjit për interesin.
Ashtu siç e kërkonte procedura parlamentare, sot ishte thirru vetë ministrja Olta Xhaçka. Në një rast të pashembullt ajo zgjodhi të fshihej pas një avokati, duke detyruar kryetaren e Kuvendit që ta kthente seancën dëgjimore në seancë leximi. Deputetëve të opozitës por edhe deputetëve të mazhorancës ju mohua e drejta e tyre për të kërkuar shpjegime, për fat të keq jo nga zota Xhaçka e cila u fsheh pas avokatit. Disa nga pyetjet që PD do ti bënte sot ministres Xhaçka dhe avokatit të saj janë: Si ka mundësi që 8 mijë metër katrorë të vijës bregdetar të përfituara nga Olta Xhackcka dhe bashkëshorti konsiderohen hiç? Cilët nga qytetarët shqiptarë të lidhur me ministren Olta Xhaçka ka pasur mundësi të përfitojë 8 mijë metër katrorë tokë në bregdet me 3 euro për metër katrorë?
Përsëris familjes së ministres i kanë lejuar të përdorë vijën bregdetare në kundërshtime ligjin. E ka dëgjuar ministren të thotë se bashkëshorti i saj është biznesmen. por e drejta e bashkëshorti për të ushtruar biznes sjell kufizim të ministres Olta Xhaçka. Ministri në mënyrë aktive nuk mund të zotërojë aksione apo pjesë kapitali pavarësisht nga fusha…Në rastin konkret ka aplikuar për të marrë statusin e investitorit strategjik dhe ka përfituar edhe nga reduktimi i TVSH. E kemi thënë sot një qytetar kur blen një bukë paguan 20 % tvsh, ndërsa ministrja që përdor pronë publike në bregdet do paguajë TVSH në masën 5 %. Këto janë në kundërshtim me kushtetutën. Kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, nëse është respektuar Kushtetuta dhe ligjin çfarë frike ka Edi Rama dhe Olta Xhaçka. Vetëm dikush që ka shkelur ligjin mund të ketë frikë…I kërkoj kryetares së Kuvendit të respektojë Kushtetutën dhe rregulloren e vendit”.