Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, raporton transmetuesi publik japonez NHK.
67-vjeçari ishte duke mbajtur një fjalim pranë një stacioni treni në qytetin perëndimor të Nara kur u sulmua.
Ai u plagos rëndë pasi u qëllua nga pas dhe ka ndërruar jetë pasi u transportua me helikopter në spital.
Vdekja është raportuar gjithashtu nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim brenda Partisë Liberal Demokratike në pushtet. /albeu.com