Lajmi se Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i vendit, u qëllua me armë zjarri pas shpine gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin Nara, ka “ngrirë” Japoninë. Nuk dihen motivet e autorit.
Ishte ora 11:30 e mëngjesit të së premtes (07/08/2022) kur Shinzo Abe po fliste në një aktivitet fushate përpara zgjedhjeve për Senatin e Japonisë.
Edhe pse dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2021 për një mandate nëntë-vjeçar, ai mbeti deputet.
Me kamerat e drejtuara nga ai, momenti kur autori 41-vjeçar ia arua nga pas dhe e qëlloi, është regjistruar në video dokumente që tashmë po bëjnë xhiron e botës dhe po shkaktojnë tronditje./albeu.com