Lajmi se Elon Musk dhe Shivon Zilis kanë mirëpritur binjakë në nëntor 2021, i habiti jo pak të gjithë. Megjithatë duket se Elon Musk e ka konfirmuar këtë lajm pas postimeve të fundit në ‘Twitter’ se ai “po bën më të mirën” për të ndihmuar në popullimin e tokës.
“Duke bërë çmos për të ndihmuar krizën e nën-popullimit. Rënia e nivelit të lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi. Shënoni fjalët e mia, ato janë fatkeqësisht të vërteta”- u shpreh Musk.
Dokumentet e siguruara treguan se Musk zgjeroi familjen e tij me Zilis, një nga drejtueset e tij më të lartë, në nëntor 2021. Raportohet se Musk dhe Zilis paraqitën një kërkesë për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të mbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit. Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin, Teksas, në maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.
Ardhja e binjakëve në jetë ndodhi vetëm disa javë përpara se Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes të bëheshin me një vajzë në dhjetor, pavarësisht se dyshja u ndanë në shtator. Ajo zbuloi lindjen e Exa Dark Sideræl, që i kanë vënë nofkën Y, në një kopertinë për Vanity Fair. Ata gjithashtu kanë edhe djalin 2-vjeçar X Æ A-12, dhe tashmë Elon është babai i 10 fëmijëve gjithsej./albeu.com