Një tjetër vatër zjarri është shfaqur disa minuta më parë në disa parcela në Troshan të Lezhës ku nën pushtetin e flakëve janë edhe ullishte. Flakët janë duke u përhapur me shpejtësi pasi po favorizohen nga era dhe bari i thatë.
Zjarrëfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë angazhuar menjëherë për të shuar flakët.
Mbi 50 hektare me ullinj e pemtari të tjera janë shkrumbuar nga flaket e zjarrit në fshatin Troshan te Lezhës. Zjarri ka rënë rreth ores 14 dhe vijon të jetë aktiv, ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banor të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.
Dëmet e shkaktuara për fermerët në këtë fshat janë mjaft të mëdha./albeu.com