Një incident i rëndë ka ndodhur jashtë parlamentit mesditën e së premtes, ku shoqëruesi i Dora Bakoyannis përplasi për vdekje një motoçiklist.
Një video është bërë virale tashmë në internet ku shihet qartë se 23-vjeçari po debatonte me një polic të trafikut rrugor para parlamentit për faktin se nuk mbante maskë.
Nga ana tjetër, motra e viktimës ka bërë thirrje që kushdo që di diçka në lidhje me incidentin të dëshmojë sa më parë.
Sipas burimeve të policisë greke, shoferi i makinës zyrtare që u përfshi në aksident jashtë parlamentit, të premten pasdite, nuk u arrestua, sepse aksidenti nuk rezultoi fatal dhe ai nuk u largua po qëndroi në vendin e ngjarjes./abcnews