Emri më i përdorur nga meshkujt e Shqipërisë rezulton të jetë Arben dhe këtë e thonë shifrat nga “AlbanianStats”. Në një publikim të fundit në Twitter thuhet se emri Arben dominon pjesën më të madhe të qyteteve në vend por nuk mbeten pas edhe emra të tjerë si Barjam, Ndue dhe Vasil.
Vlen për t’u përmendur fakti se në bazë të qyteteve, fesë dhe shteteve fqinje ndryshojnë edhe emrat e meshkujve. Për shembull në pjesën Jug-Lindore të Shqipërisë dominojnë emra të përshtatur nga Greqia si Spiro, Vasil apo Jani. Ndërkohë në veri te katolikët emri Ndue është më i përdoruri në katër qytete.
Most common male names in Albania by district. pic.twitter.com/KzEuPIONwY
— Albanian Stats (@albanianstats) July 3, 2022