Makinat përplasen “kokë më kokë” në Greqi, humbin jetën dy të rinjtë emigrantë

Një 15-vjeçare dhe një 23-vjeçar kanë ndërruar jetë në Greqi, ai pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në ishullin e Kretës, kur dy makina u përplasën kokë më kokë.

Nga përplasja ndërroi jetë në vend shoferi dhe pasagjerja që ndodheshin në njërën nga makinat që u përfshinë në aksident.

Shoferi 23-vjeçar ndërroi jetë në vend, ndërsa 15-vjeçarja dha frymën e fundit në spital.

Gjithashtu mësohet se shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin te makina tjetër kanë marrë plagë të lehta nga përplasja.

Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin fatal ishin me origjinë nga Gjeorgjia.