Heqja e mandatit të Xhaçkës, Rama: Furtunë në gotë, çdo minutë e humbur duke u marrë me opozitën është gjynah i madh

Kryeministri Rama i pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka thënë PD nuk do të ndryshojë dhe vazhdon të marrë zvarrë këdo i del përpara.

Ne do të vazhdojmë të shohim përpara, tha Rama, duke bërë dhe gabime, ndërsa personalisht e cilësoi furtunë në gatë, çështjen.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2683624878448805/

“Besoj që është koha, ka kohë që ka kaluar, që ne (qeveria) natyrisht jemi shumë mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre, por këta nyuk do të ndryshojë. Kjo tërheqja zvarrë e kujtdo që u del përpara, për të bërë linçimi, është një praktikë që nuk do të ndryshojë, Zgjedhja jonë është e thjeshtë, rruga jonë është e papërcaktuar. Ose do të bëjmë punët duke ditur që s’jemi perfekt duke bërë dhe gabime ose do të merremi me ta. CDO minutë i humbur duke u marrë me ta është gjynah i madh. Nuk e shoh të arsyeshme të merrem me këtë furtunë në gotë, gjithsesi të merren institucionet”, tha Rama.


Shtuar 1.07.2022 13:27