Rama: Së shpejti në Bruksel, do të diskutojmë ndërtimin e një baze NATO-je ne portin e ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën me gazetarët. Ai tha se po shumë shpejt do të shkoj në Bruksel për ndërtimin e një baze NATO-je në portin e ri të Durrësit.

“Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizimit e Partneritetit për Paqe, që pararend anëtarësimin në NATO. Kemi dhënë argumentet përkatëse dhe është e udhës se pavarësisht mosnjohjes se Kosovës nga disa vende, kjo është një kohë jo e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme. Kosova, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur qëndrim të qartë e të qartë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur fatin e saj. Po ashtu kemi folur dhe për projektin tonë dhe së shpejti beso do të rithehemi në Bruksel për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë të thelluar bisedimet për instalimin e një bane navale të NATOS në portin e ri të Durrës, që përveç pjesës komerciale të ketë dhe një pjesë ushtarake. Do të kemi takim të posaçëm me ekspertë për të parashtruar projektin dhe më pas për të vijuar me diskutimet. Aktualisht po ndërtohet baza taktike në Kuçovë, financim I huaj, ndërsa sa I takon portit do të financojmë vetë pjesën komerciale. Po qe se e realizojmë këtë do të jetë diçka me një vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe vetë NATO-n.”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 1.07.2022 13:14