Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell mirëpriti propozimin e paraqitur nga presidenca franceze për arritjen e kompromisit mes Shkupit dhe Sofjes.
Në një postim në Twitter Borell tha se ky është momenti i duhur për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ditën e sotme presidenti francez Emmanuel Macron tha se është i lumtur pasi palët janë drejt një kompromisi ku nëse arrihet javën e ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV-në./albeu.com
Welcome the compromise proposal presented by the French Presidency @EmmanuelMacron, which now will be further broadly consulted in Skopje.
This is a moment to move forward in bringing the #WesternBalkans into the EU.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 30, 2022