Erdogan kërkon rikthimin dënimit me vdekje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozoi të premten vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve në pyje.

“Cili duhet të jetë dënimi? Dënimi me vdekje? Unë mendoj se ata(zjarrvënësit) duhet të dënohen me vdekje,” u tha Erdogan gazetarëve të mbledhur në resortin turistik të prekur nga zjarri në Marmaris në provincën jugperëndimore të Muglas.

Të lidhura

None found

Turqia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2002, kështu që përpara se Erdogan të marrë një vendim përfundimtar, ai fillimisht duhet të votohet nga parlamenti.

Zjarri i Marmaris, i cili u ndez që nga e marta, dogji 4000 hektarë dhe 435 njerëz u evakuuan, pretendon Erdogan.

Të premten, një gjykatë në Marmaris dërgoi në burg një burrë i cili “pranoi” se ndezi zjarrin në zemërim për shkak të një grindjeje në familje, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia.

Një tjetër person u arrestua të premten me dyshimin se kishte vënë zjarrin në resortin mesdhetar të Antalias, 500 kilometra në verilindje të Marmaris, raporton Anatolia.

Dënimi me vdekje do të ishte një mënyrë e mirë për të “frenuar” dhe duhet të konsiderohet seriozisht, shtoi Erdogan, pa specifikuar nëse ai kishte për qëllim vetëm zjarrvënie apo veprime të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet