Sherri me grushta dhe shkelma në aeroport, kush ishte shkaku i përplasjes mes shqiptarëve teksa prisnin në “check in”

Sherri masiv mes shqiptarëve në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë ka bërë jehonë edhe në vendin fqinj.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët ishin dike pritur në radhë për të bërë check-in, kur janë pëerplasur me njëri-tjetrin në orët e pasdites së djeshme.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

Më pas, në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa kanë ndërhyrë për t’i ndarë disa oficerë policie. Pasagjerët e tjerë kanë filmuar gjithçka dhe kanë thirrur ambulancën, e cila ka mbërritur për t’iu dhënë ndihmë mjekësore dy të plagosurve. Policia ka arrestuar tetë persona të përfshirë në sherr, ku siç raportojnë mediat fqinje, dyshohet se shkak kanë qenë pazaret e drogës.