Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka krahasuar ish-skuadrën e tij me atë të tanishmen.
“Ardhja në Inter nga Milani nuk është një hap i lehtë, por kam punuar shumë dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë.
Të lidhura
None found
Kur Milani fitoi Scudetton dhe skuadra ime zuri vendin e dytë, njerëzit u sollën sikur të isha i vetmi përgjegjës për të”, citon futbollistin turk për Football-Italia.
Jam shumë i lumtur te Interi. Këtu, tifozët këndojnë emrin tim edhe gjatë ngrohjes së zakonshme, të cilën nuk e kam dëgjuar kurrë në katër vjet në Milano.
Interi është shumë më i fortë se Milani. Në derbin e humbur u zëvendësova në minutën e 75-të me rezultatin 1-0, pas së cilës pranuam dy herë. I thashë hapur trajnerit se e konsideroj fajtorin e asaj disfate. Në Kupën e Italisë, ne mundëm Milanin 3-0”, tha Calhanoglu. /albeu.com/
View this post on Instagram
