Vazhdon me shpejtësi numërimi i votave në Shqipëri. Prej orëve të para të numërimit maxhoranca kryeson ndjeshëm me 48.88 % të votave ndaj PD me 39.27 % të votave.
Partia e tretë më e votuar në Shqipëri është LSI me 6.97% të votave ose ndryshe 59 047 vota në të gjithë Shqipërinë.
Partia PSD e Tom Doshit ka siguruar deri tani 2 mandate por shumë politikanë të njohur kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Edhe partia e re PDLSH e demokratit Myslim Murrizi ka marrë vetëm 0.3 % të votave ose ndryshe 2570 vota duke e lënë demokratin jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Jozefina Topallin, Rudina Hajdarin dhe emra të tjerë të politikës.
Rezultatet priten edhe të ndryshojnë pasi deri tani janë numëruar vetëm gjysmat e kutive të votimit. /albeu.com