ZGJEDHJE 2021/ Numërohen 2891 nga 5199 kuti, sa vota kanë marrë në total PS, PD dhe LSI

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar 2891 kuti votimi nga 5199 në total, pra më shumë se gjysma ose 880318 fletë votimi, nga të cilat 834435 janë të vlefshme dhe 45100 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vlefshme, 413971 janë për Partinë Socialiste; 332613 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 59047 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 17826 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.


Shtuar 26.04.2021 17:32