Me Zahon për dore, Rama drejt Parisit me avion linje

Kryeministri Edi Rama dhe djali i tij i vogël Zaho kanë udhëtuar këtë të hënë drejt Francës. Rama dhe Zaho do të bëjnë një udhëtim privat drejt Parisit.

Ajo që vihet re është se kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me ‘economy class’ drejt Francës duke ndarë fluturimin me shumë pasagjerë të tjerë.

Jo pak herë kryeministri Edi Rama është kritikuar nga kundërshtarët politikë për udhëtimet zyrtare me “Air Albania”, pasi sipas tyre kostoja e udhëtimit është shumë e lartë.


Shtuar 21.06.2022 22:07