Për shkak të tyre, në fund do të jeni gjithmonë të zhgënjyer: 4 mite për dashurinë që shumë njerëz ende i besojnë

Mos jetoni në iluzionin se dashuria u ndodh vetëm njerëzve “të veçantë”.

Nëse nuk jeni aspak të dashuruar, është koha të rishikoni bindjet tuaja, por edhe pritshmëritë tuaja.

Kërkesat tona mund të jenë aq të mëdha sa të refuzojmë njerëzit e tjerë, prandaj në fund mbetemi sërish vetëm.

Mitet në dashuri janë të shumta dhe ato mund të jenë vetëm të dëmshme për marrëdhëniet tona.

Njihuni me kohë dhe filloni të punoni për të ndryshuar mënyrën tuaj të të menduarit, shkruan albeu.com.

Miti i parë: Dashuria mund të përjetohet vetëm me një person të veçantë

Ky është një nga besimet që vendoset nëpër seriale dhe filma romantikë në të cilët idealizohet dashuria. Ata që udhëhiqen nga ky kuptim zakonisht lihen vetëm sepse nuk mund të gjejnë kurrë dikë që përmbush të gjitha pritjet. Duke vepruar kështu, ata po i bëjnë vetes një shërbim të keq duke refuzuar njerëzit e tjerë që mund të jenë të mirë me ta.

Miti 2: Nëse dashuria është e vërtetë, atëherë seksi është i mrekullueshëm

Ky është një kurth i dyfishtë. Dy njerëz mund të jenë të dashur dhe të respektuar, por seksi i tyre mund të jetë i keq nëse janë partnerë e tyre kanë preferenca të ndryshme për këtë çështje. Gjithashtu, nëse seksi është i mrekullueshëm, nuk garanton që mes dy njerëzve ka emocione dhe dashuri, por marrëdhënia reduktohet në kënaqësi trupore dhe asgjë më shumë.

Miti i tretë: Dashuria është pasion

Në lidhje serioze dhe afatgjata, askush nuk mund të garantojë që pasioni do të vazhdojë të jetë i pranishëm, por kjo nuk do të thotë që nuk e doni më partnerin. Ata që udhëhiqen nga ky besim zakonisht dyshojnë në ndjenjat e tyre ose ndjenjat e partnerit të tyre në një moment.

Në fakt, gjithçka është çështje e reaksioneve kimike në trup. Ulja e intensitetit të pasionit është një proces normal dhe i zakonshëm, sepse trupi nuk mund të jetë në një gjendje afekti për një kohë të gjatë. Ndaj stabilizimi dhe zëvendësimi i pasionit me butësi dhe lidhje të fortë është normal dhe i dëshirueshëm dhe është garanci e një marrëdhënieje afatgjatë në të cilën çifti komunikon dhe zgjidh detyrat e përbashkëta të jetës dhe jo vetëm plotëson nevojat e tyre trupore.

Miti 4: Dashuria ka fuqinë të ndryshojë të gjithë dhe gjithçka

Kur një mashkull është i dashuruar, në mënyrë të pashmangshme ndjen ndryshime në sjelljen e tij. Por kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë rrënjësisht dhe as që mund ta garantojë askush. Në mënyrë që të ndodhë ndryshimi , nëse një person bën diçka të keqe ose ka zakone që nuk ju përshtaten, ai duhet ta dëshirojë atë dhe të inicojë ndryshimin.

Mbani gjithmonë parasysh se nuk është dashuria ajo që na ndryshon, por dëshira jonë për të qenë edhe më të mirë për veten tonë, e për rrjedhojë edhe për të dashurin tonë. Serialet dhe filmat gjithashtu kanë kontribuar shumë në këtë mit se dashuria ndryshon gjithçka. Skenari është si një model – një vajzë e mirë, e zgjuar dhe punëtore bie në dashuri me një “djalë të keq” dhe e ndryshon atë, e shpëton nga kthetrat e varësisë, problemeve, ndaj bëhet i butë, i kujdesshëm, shembullor.

Ky mit ka sjellë shumë zhgënjim tek ata që nuk kanë arritur të “shpëtojnë” një person të dashur nga zakonet e këqija apo shoqëria. Ata e përjetuan atë si një disfatë personale, duke menduar se dashuria e tyre nuk ishte mjaft e fortë. Por çelësi nuk është në dashuri, por në vetë individin. /albeu.com/

Shtuar 21.06.2022 22:08