Romelu Lukaku është thuajse i larguar tanimë nga Chelsea, me destinacion Milanon.
Belgu nuk arriti të përshtatej pas rikthimit të tij në Londër, dhe ka bërë çmos që të rikthehet atje ku gjeti formën e tij më të mirë, Interi.
Chelsea nuk ka humbur kohë për të parë opsionet që mund ta zëvendësojnë, në jo në “kokë” të jenë përforcime në sulm.
Raheem Sterling dhe Ousmane Dembele janë dy lojtarët që qëndrojë në krye të listës, por ngushtë pas tyre vjen edhe ndoshta alternativa më e mirë për të zëvendësuar Lukakun, Nkunku.
Gjithësesi, deri më tani ylli i Leipzig shfaqet si opsioni fundit, me yllin e City-t që qëndron në “pole-position”./albeu.com