Në listën e transferimeve do të futen sulmuesit Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.
Me ardhjen e afërt të Romelu Lukaku në huazim, drejtuesit e Interit shpresojnë të shkarkojnë listën e pagave duke u ndarë me lojtarët sulmues me pagesë të lartë.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Edin Dzeko dhe 33-vjeçarin Alexis Sanchez, të cilëve kontratat skadojnë pas një viti. Sipas Goal, Interi synon t’i shesë të dy këtë verë.
Edin Dzeko sezonin e kaluar shënoi 17 gola në 49 ndeshje dhe gjithashtu u bë autor i dhjetë asistimeve. Alexis Sanchez ka nëntë gola dhe pesë asistime në 39 ndeshje. /albeu.com/