Ish-mesfushori gjerman Lothar Matthaus beson se Argjentina duhet të kishte fituar Kupën e Botës 2014.
Këtë mendim e ka shprehur eksperti i futbollit kur ka përshkruar kujtime nga botërore të ndryshme.
Në vitin 2014, gjëja kryesore është fitorja 7-1 ndaj Brazilit. Ishte kulmi i turneut.
Argjentina duhet të kishte fituar finalen. Arbitri duhet të kishte dhënë një penallti për një faull të Manuel Neuer (në pjesën e dytë, portieri i ekipit gjerman, duke vrapuar për të ndërprerë, u përplas me sulmuesin Gonzalo Higuain. Ishim me fat.
-Pati një penallti.
-Po sigurisht. Neuer bëri faull”, tha Matthaus. /albeu.com/