Rama këmbëkryq mes qershive në Dibër ndan mesazhin: Do të bëheni qyteti i parë për agro-përpunimin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në një takim me fermerët e Dibrës.

Rama ka folur me ta për problematikat që këta të fundit kanë hasur.

Kreu i qeverisë theksoi se Dibra do të bëhet qyteti i parë i agropërpunimit. Ndërsa u kërkoi fermerëve që të rrisin prodhueshmërinë dhe llojet e ndryshme të frutave.

Rama u ul këmbëkryq me banorët e zonës, teksa shijoi edhe disa kokrra qershi.

Një fermer i tha se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Rama shtoi se me rrugën e Arbrit, Dibra do të futet në tregun e Tiranës, ku do të shiten produktet e fermerëve vendas.