Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur optimist përpara përballjes me Izraelin. Ai tha se atmosfera në kampin e Dardanëve është e mirë dhe se skuadra është përgatitur me seriozitet.
Sipas Gallapenit, rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme është ndier edhe në stërvitje, ku puna ka pasur intensitet. Futbollisti shpreson që përgatitjet të pasohen nga rezultate pozitive.
Të lidhura
None found
Kosova do të luajë të shtunën kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 15:00. Më pas, skuadra do të udhëtojë drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.







