ZYRTARE/ Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria është zyrtarisht vendi i dhjetë në botë për shtrenjtësinë e çmimit të naftës.

Lajmi bëhet i ditur sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, ku vendi ynë lë pas vetëm 9 vende shumë më të pasura të botës si Hong Kongu, Suedia, Norvergjia apo Islanda.

Ndërkohë, Shqipëria rezulton gjithashtu ndër vendet me çmimin më të lartë të benzinës duke u renditur e 24-ta në të gjithë botën.

Vlen të kujtojmë që bordi i posaçëm e qeverisë vendosi dje që çmimi i naftës të rritej sërish duke shkuar në 265 LEK për litër.

Më poshtë mund të gjeni listën e 10 shteteve me çmimin më të lartë të naftës në botë:

1 – Hong Kongu ($2.771 USD)

2 – Suedia ($2.614 USD)

3 – Norvegjia ($2.596 USD)

4 – Islanda ($2.512 USD)

5 – Finlanda ($2.485 USD)

6 – Monako ($2.417 USD)

7 – Danimarka ($2.381 USD)

8 – Mbretëria e Bashkuar ($2.331 USD)

9 – Zvicra ($2.247 USD)

10 – Shqipëria ($2.244 USD)

Klikoni këtu për listën e plotë të shteteve sipas cmimit të naftës këtë qershor 2022.