Homazhet për Bujar Nishanin, pse mungoi Rama dhe Basha

Prej orës 10:00 të ditës së sotme kanë nisur homazhet për ish-presidentin Bujar Nishani,  i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Gjermani.

Përpos personaliteteve të larta që kryen homazhe në nderim të tij, miqve, bashkëpunëtorëve, dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në këtë ceremoni kishte edhe politikanë të lartë shqiptarë që munguan.

I pari në listë është kryeministri i vendit, Edi Rama, cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, nga prej ku do të kthehet ditën e nesërme, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Nga ana tjetër në këtë ceremoni mungoi dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili mësohet se ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit, por e cila mbetet ende e paspecifikuar.

Në homazhe nuk u pa as kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./albeu.com