Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dy ditore në Vatikan do të takohet edhe me homologun e tij bullgar, Kiril Petkov. Takimi siç mësohet do ta zhvillohet në orën 17:00 në Romë, ndërsa Kovaçevski i tha shkurt mediave se me Petkovin do të bisedohet për negociatat e deritanishme.
“Do të takohem me Petkov për të biseduar mbi negociatat të cilat janë zhvilluar deri tani mes dy ministrive të jashtme”, tha shkurt Kovaçevski pas takimit që kishte me Papa Françeskun në Vatikan./alsat