Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku 6 turistë holandezë kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi shoku i tyre ka rënë nga Mali i Çikës.
Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter.
Tashmë është bërë e mundur gjetja e tyre. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në Orikum. Nga ana tjetër, shoku i tyre ka pësuar dëmtime të rënda dhe është nisur me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.