Luftë NATO-Rusi? Paralajmëron Kremlini: Gati të japim përgjigjen më vendimtare!

Kremlini tha sot se “të gjithë duan të shmangin” një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, por shtoi se Rusia do të jetë e gatshme të japë “përgjigjen më vendimtare” ndaj atyre që do të përpiqen të përfshihen në të ashtuquajturën “operacion special ushtarak” në Ukrainë, raporton CNN.

“Të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s: Si Rusia dhe NATO, dhe më e rëndësishmja, Uashingtoni,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Në të njëjtën kohë, Rusia do të jetë e gatshme t’i japë përgjigjen më vendimtare palës që përpiqet të futet disi në Ukrainë dhe të përfshihet në operacionin special që po kryhet nga forcat e armatosura ruse,” shtoi ai./albeu.com


Shtuar 12.05.2022 14:00