Mazhoranca dhe opozita diskutojnë nesër për presidentin e ri, takimet do të zhvillohen të ndara

Ditën e nesërme në kryesinë e kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shteti.

Burimet bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes Kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, në orën 10:00.

Takimi do të pasohet  Fatmir Mediun, ndërsa  ende nuk ka një konfirmim nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë që  data 15 maj është vendosur  që në kryesin e kuvendit të depozitohen kandidaturat e mundshem për president, ndërsa data 15 maj është vendosur të mbahet raundi i parë i votimit.