Johnson: Suedia dhe Finlanda kanë mbështetjen tonë, nëse sulmohen

Boris Johnson ka mbërritur në Suedi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, pasi vendi ka shprehur inyeres për anëtarësim në NATO. Johnson do të dalë në një konferencë për media, ku pritet të flasë për forcimin e sigurisë evropiane.

Kryeministri britanik ka thënë se do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen, mes debatit brenda të dy vendeve nëse do të anëtarësohen në aleancën e NATO-s.

Kryeministri ndodhet në një udhëtim 24-orësh ku do të takohet me liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar mbi pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.

“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona,” tha kryeministri në një deklaratë të lëshuar para se të fliste.

Ai tha se kryeministri do të “përcaktojë qëllimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur forcat e armatosura të dy kombeve nëse përballen me krizë ose sulmohen”./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 13:47