Allegri: Kupa tani është torta, jo qershia! Me Interin duhet qetësi e qartësi

Massimiliano Allegri, para finales së Kupës së Italisë kundër Interit, ka dalë para mediave dhe ka konfirmuar në formacion Perin e Chiellini, ndërkohë që thekson se sfida si këto ndryshojnë për dy minuta.

“Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme, me dy skuadra shumë të forta. Kemi zhvilluar ndeshje të mira kundër Interit këtë vit, do të duhet durim dhe qartësi. Pastaj futbolli është i çuditshëm dhe pas dy minutash ndryshon i gjithë plani i lojës. Vetëm duhet të jemi të qetë”.

“Në të kaluarën Kupa ishte qershia, tani është torta. Kur luan një finale ka gjithmonë një rëndësi të madhe, sepse duhet ta fitosh atë. Nuk fituam kampionatin, por në fund të sezonit do të ulemi për të përmirësuar gjërat. Vitin e ardhshëm duam ta nisim më mirë sezonin pas një viti pune”.

“Nëse fitojmë, dikujt do t’i duket pak. Nëse humbasim do të jetë një fatkeqësi për opinionin. Duhet të bëjmë vlerësime të tjera për të qenë konkurrues sezonin e ardhshëm”.

Allegri foli edhe për sulmuesin serb, Dusan Vlahovic: “Ai po bën mirë dhe është i qetë. Nga karakteri që ka, kërkon shumë nga vetja, nuk dëshiron të humbasë kurrë dhe tashmë ka treguar se është një lojtar për Juventusin.

Është këtu prej tre muajsh dhe vitin e ardhshëm ai vetëm mund të përmirësohet. Shifrat janë të mira përsa i përket golave, por në Itali është e vështirë të shënosh gol çdo ndeshje. Unë jam shumë i lumtur me të”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 10.05.2022 20:52