Fitorja e Real Madridit ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Champions League mahniti botën, ashtu si edhe performanca e Rodrygo Goes.
Braziliani doli nga pankina për të shënuar një dygolësh të mrekullueshëm në fund dhe braziliani Pele ka hyrë në Instagram për ta uruar për arritjen e tij.
“Gjithmonë e dija se do të vinte dita për të të uruar, miku im”, tha Pele.
“Nuk ka rrugë tjetër për ata që punojnë shumë dhe e duan atë që bëjnë. Ti je i ndritur dhe do të na sjellësh shumë gëzime, Rodrygo. Urime Real Madrid! Mezi pres të shikoj finalen!”
Pele ka qenë një mbështetës i madh i Rodrygo që nga ditët e tij në Santos, klubi ku vetë Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Rodrygo iu përgjigj mesazhit duke falenderuar Pelen për fjalët e tij të mira.
“Faleminderit për fjalët tuaja, mbret,” tha ai.
“Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e tua të këshillave dhe të jam përjetësisht mirënjohës”./ h.ll/albeu.com