Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë pranon se fëmija i Arlindës u pyet pa psikolog

Shpat Morina, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për hapat që u ndërmorën në çështjen e Arlinda Zekajt.

Gjatë dëshmisë së tij, Morina pranoi se gjatë marrjes në pyetje të djalit të Arlindës në stacionin policor të Vitomiricës, nuk ishte i pranishëm asnjë psikolog.

Të lidhura

None found

Besa Kabashi Ramaj, anëtare e Komisionit, i kërkoi zyrtarit të QPS-së të sqaronte nëse kishte pasur të dhëna që mund t’i përcillte Policisë së Kosovës.

Në përgjigjen e tij, Morina theksoi se nuk kishte asnjë njohuri paraprake për personat që lidheshin me këtë ngjarje.

“Isha caktuar si kujdestar dhe Policia më kontaktoi. Ndodhesha në Qendrën për Punë Sociale kur më njoftuan për një rast. Pasi fola me eprorin, u nisa për atje. Por për mua ishte krejtësisht e panjohur se për kë bëhej fjalë dhe çfarë kishte ndodhur më parë mes palëve, as nga ana e gruas e as e burrit,” deklaroi ai.


Shtuar më 18.11.2026 15:48

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet