Një i ri vetëm 26-vjeç i infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
26-vjeçari me inicialet H.G po kurohej në pavijonin Covid, pasi ishte i infektuar me virusin, ndërsa dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ka ndërmarrë këtë vendim.
I riu po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.
Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid. /albeu.com/