Blendi Klosi publikon videon e pazakontë: Kërkon mandatin e 3 nga “qielli” (VIDEO)

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka publikuar një video të pazakontë në rrjetin social Facebook ku ka treguar objektivat për Beratin nëse fitohet mandati i tretë nga PS.

Hipur në parashutë, ministri Klosi shprehet ndër të tjera se qyteti ka parë zhvillime të rëndësishme si kulturore ashtu edhe në fushën e agro-turizmit.

“Lagja Kala, lagja Mangalem, Gorricë kanë parë në shekuj sesi ka ndryshuar ky qytet. Ky lum që i ka përshkruar është kthyer në një atraksion publik. Unaza e re e qytetit që kalon përbuzë lumit do ta shndërrojë Beratin në qytet pa ndotje.

Po ashtu edhe mali Partizan është një objektiv i ri për tu shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut do të shënojë një arritje të madhe për turizmin në Berat po ashtu edhe një nevojë të rëndësishme të këtij qyteti”, shprehet Klosi në videon e publikuar. /albeu.com/


 


Shtuar 14.03.2021 18:22