Sulme në Donetsk, zyrtari ukrainas: Janë vrarë 21 civilë

Sulmet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk kanë vrarë 21 civilë dhe kanë plagosur 27 të martën, sipas një zyrtari ukrainas.

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se shifra përfshinte 10 të vdekur në një fabrikë koksimi në qytetin Avdiivka, q u sulmua nj dit m par.

Në një postim në Facebook, Kyrylenko tha se ishte numri më i lartë ditor i vdekjeve në rajon që nga një sulm në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, i cili vrau 50 njerëz muajin e kaluar./albeu.com