Del emri dhe foto e vajzës që humbi jetën nga tërmeti i një nate më parë në Bosnje-Hercegovinë, që tronditi Ballkanin dhe Shqipërinë.
Viktima është Elmira Sefo 27 vjeçe nga Stolaci, Bosnje-Hercegovinë.
Sipas burimeve, mësohet se Elmira ndodhej në banesë bashkë me prindërit e saj në çastin e lëkundjeve të forta sizmike.
Një masiv shkëmbor rrëshqet dhe u bie atyre mbi çati.
Elmira ka humbur jetën në vend ndonëse është dërguar në spital me shpejtësi. Plagë kanë marrë edhe prindërit e saj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spitalin e Stolacit janë paraqitur dhjetëra banorë me plagë dhe lëndime të ndryshme në trup, por nuk raportohet për viktima të tjera.
Gjithashtu sipas informacioneve nga mediat vendase, dëmet materiale janë të shumta.