FIFA ka nxjerrë renditjen e përditësuar pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve. Kosova ka zbritur dy vende krahasuar me listën e mëparshme, si pasojë e rezultateve të fundit në këtë garë.
Në dy takimet përmbyllëse të edicionit të pestë, Kosova grumbulloi një pikë dhe e mbylli grupin B3 në vendin e tretë. Në Prishtinë luajti pa gola kundër Izraelit, ndërsa në Dublin humbi 3:0 përballë Irlandës.
Të lidhura
None found
Me 1322 pikë, Kosova gjendet tani në vendin e 78-të të renditjes së FIFA-s, pas Malit të Zi dhe Izraelit.
Shqipëria, ndërkaq, ka avancuar një vend: me 1388 pikë, renditet e 65-ta. Ajo doli e para në grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe siguroi kalimin në ligën B për sezonin 2028/29.
Kryesimin e renditjes e mban Spanja, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Maroku.





