Çitaku dhe Malaj e cilësojnë mbrojtjen e UÇK-së mision të përbashkët të shqiptarëve

Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zhvilloi një takim përshëndetës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në përfundim të mandatit të tij diplomatik në Kosovë.

Në takim mori pjesë edhe Bajrush Xhemajli, sekretar për politika programore në PDK. Çitaku e falënderoi Malajn për bashkëpunimin dhe ndihmesën në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe i uroi sukses në detyrën e ardhshme si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Malaj, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me PDK-në dhe vlerësoi rëndësinë historike të kësaj partie për Kosovën dhe shqiptarët. Ai i uroi Çitakut suksese në përgjegjësinë e re në drejtimin e partisë.

Perspektiva euroatlantike e Kosovës dhe Shqipërisë ishte gjithashtu pjesë e bisedës. Të dy vlerësuan përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksuan se edhe Kosovës i duhen hapa konkretë drejt integrimit evropian.

Çitaku dhe Malaj diskutuan edhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ata shprehën solidaritet me çlirimtarët dhe kërkuan që procesi të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Sipas tyre, mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së, e historisë dhe e së ardhmes së Kosovës përbën një mision të përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Çitaku ritheksoi se PDK-ja do t’u qëndrojë pranë çlirimtarëve në çdo fazë të procesit të apelit. Ajo shprehu besimin se apeli do të sjellë rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe lirimin e tyre të plotë.


Shtuar më 18.11.2026 11:24

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetultrabetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet