Rindërtimi nga tërmeti, kontrolli nga sytë i fëmijëve si dhe ndotja mjedisore ishin në fokus të mbledhjes së sotme të qeverisë.
Pas mbarimit të mbledhjes, zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj tha se është miratuar vijimi i financimit për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti. Ai bëri me dije se për të mbyllur rindërtimin në Durrës, duhen edhe 16 milion dollarë.
Në lidhje me miratimit e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor, Ahmetaj tha se janë në bisedime me shtetet e zhvilluara dhe se më vonë do të ketë rezultate konkrete. Gjithashtu një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave është edhe nisja e depistimit të kontrollit periodik të fëmijëve.
Nga ky kontroll përfitojnë 270 000 fëmijë. Nga ky kontroll fëmijët do të përfitojnë vizitat dhe kontrollin për sytë falas.
Ndërkohë që për pjesën e turizmit është vendosur që nga maji të hiqet detyrimi i pasaportës së vaksinimit për turitët që do të futen në Shqipëri. Po ashtu është bërë gati një paketë gjobash për ndotësit e mjedisit./albeu.com