Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi përmes një postimi se sot ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ligji hyn kështu në fazën e zbatimit, dy javë pasi u miratua nga Kuvendi i Kosovës.
Të lidhura
None found
Haxhiu theksoi se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë një burim të ligjshëm, të mbështetur me dokumentacion.
Sipas saj, Kuvendi do ta ndjekë nga afër ngritjen e Byrosë. Haxhiu shtoi se ndikimi i ligjit do të dëshmohet nga zbatimi i tij dhe se qytetarët do ta vlerësojnë atë në bazë të rezultateve.






