Qeveria e Maqedonisë së Veriut shkarkon drejtorin e Postës

Qeveria në mbledhjen e sotme mësohet se ka shkarkuar drejtorin gjeneral të Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli, raporton TV21.

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar, por pritet një qëndrim zyrtar nga ana e Qeverisë. Shkarkimi i Makradulit pasoi pas një greve të shkurtër të punonjësve të postave me kërkesat për rritjen e rrogave, por që këto kërkesa ishin pranuar dhe ishte arritur marrëveshje me drejtorinë.

Makraduli në postin e drejtorit të kësaj ndërmarrje me kapital shtetëror erdhi në tetor të 2020, ndërsa ai më parë ishte zv.ministër për ekologji dhe një kohë të gjatë deputet i LSDM.


Shtuar 19.04.2022 19:46